Feliks hapi polemika me mënyrën e festimit, Simeone: Nëse ka lojtarë rebel, mi jepni mua

Atletiko e Madridit po ecën me hapa të sigurt drejt titullit kampion, teksa mbrëmjen e djeshme ka siguruar fitoren 0-2 kundër Vijarealit. Njëri prej golave mban firmën e talentit Zhoao Feliks, i cili më pas ka shkaktuar polemika në Spanjë me mënyrën e festimit. Portugezi ka vendosur të bëjë shenjën kur i kërkon dikujt të heshtë pas shënimit të rrjetës, duke ngjallur kështu kureshtje nga gazetarët për arsyen që e shtyu të bënte një gjest të tillë.

I pyetur në lidhje me festimin e Feliks, Diego Siemone është shprehur se i dashuron lojtarët rebel dhe që mbartin krenari për veten e tyre. Trajneri i Atletikos më pas shton se do e pyesë personalisht lojtarin e tij për motivin e një gjesti të tillë pas golit.

“Unë e dua një lojtar që është rebel, ka krenari. Zhoao nuk ka shënuar një gol për një kohë të gjatë dhe më pëlqen që ai të kenë krenari. Nëse janë rebelë, mi jepni mua. Kur të keni mundësi të bëni një shënim, duhet t’i pyesni ata. Unë do ta pyes atë në seancën tjetër stërvitore (për arsyen e festimit të tillë) dhe pastaj do të shoh nëse ju tregoj për këtë”, ka thënë Diego Simeone./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *