“Kundër Ramës dhe Braçes në Itali”, rrëfimi i Gaz Demit: Jemi i vetmi klub pa asnjë mbështetje

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka folur në një intervistë për “Zona Gol” që transmetohet në “Supersport”. Gjatë programit janë prekur shumë tema, për ta nisur që nga ekipi që mbështet Demi në Itali. “Kundër Edi Ramës dhe Braçes, jam tifoz me Interin”.

Gjithashtu kreu i të kuqëve ka folur sa i përket vonesave në stadiumin e Partizanit. Disa probleme që lidhen me politikën dhe burokraci që vetëm sa po shtyjnë kohën që shtëpia e re të jetë gati. “Ne jemi i vetmi ekip pa mbështetje, taksapaguesit më të mëdhenj për sportin te Rilindja”, ka thënë mes të tjerash Demi.

Tifoz – Nuk është se e ndjek shumë futbollin, por jam tifoz me Interin kundër Edi Ramës dhe Erion Braçes.

Pengu më i madh këtë sezon – Të jem korrekt, Apolonia. Shumë peng më ka mbetur. Sepse e meritoi Apolonia barazimin me ne herën e fundit. Në 10 minutat e fundit, Apolonia ishte Partizani dhe Partizani Apolonia.

Laçi-Partizani – Për të qenë korrekt ishte barazim. Më ngeli peng kur dolëm në avantazh dhe ata na barazuan. Na iku mudësia e shkëputjes me Laçin. Është me meritë aty ku është. Do të jetë pretendent i fortë deri në fund,.

Vonesat e stadiumit të Partizanit – Doli diçka nga politika e ca të tjerë që s’dua të përmend emra që floën për Partizanin. Investimi thuajse ka mbaruar. Janë ca burokracira dhe magazina, që s’i kuptoj. Partizani duhej të dilte në fushën e vet që këtë vit. Të mos bëjmë shpenzime të mëdha. Të shikojmë me këtë ministrin e ri me Peleshin. Drejtorët e mi do të  ikin të hënën të takohen. Është e sigurtë që këtë muaj Partizani del në fushë nëse mbyllet marrëveshja me ministrinë. Kompleksi ende s’ka përfunduar, por fusha është gati. Është i vetmi klub, që s’ka asnjë mbështetje. Jam taksapagues i madh për sportin te Rilindja. Pa shtëpi, s’kemi si t’i edukojmë fëmijët. Është bërë një investim që qeveria, politika duhej të dilnin dhe t’u puthnin dorën drjetuesve të Partizanit. Është bërë një ambjent për brezat e ri. E kam bërë, erdhi dhe federata dhe pa fushën. Kemi folur këto vite për Skënderbeun. Bashkia e Korçës gjithmonë e ka mbështetur. Tirana merr bakshish nga bashkia kur fiton titullin, ne jo, që punojmë vetëm me krahët. Partizani nuk është i Gaz Demit, po i të gjithëve.

Trajneri Ilir Daja – Ilir Daja është blerja më e mirë e vitit falë drejtorit. Me Ilirin shpresoj të dal në pension. Është një burrë fisnik. Shresojmë të bëjmë një Partizan të madh. Po nuk u bë akademia jonë dhe fusha jonë, nuk them dot asnjë gjë. Gjithçka mbeten barcaleta. Nuk ka asnjë lidhje titulli këtë vit me Dajën, nuk asnjë presion ndaj tij,  edhe pse jemi në rrugë të mbarë. Kemi një marrëveshje xhentëlmenësh që të shkojmë larg e më larg, Ju e dini si e nisëm këtë vit. Nuk ka presion te Daja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *