“Nuk harrohet kurrë”/ Kohë tjetër, 1 vit nga fitorja e Tiranës në shifrat 5-1 ndaj Partizanit

Vetëm një vit ka kaluar dhe Tirana që ndodhet në dy situata krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Në sezonin e shkuar bardheblutë ishin në rrugëtimin e titullit kampion mes entuziazmit të madh, atje ku fitoret radhazi u kulmuan me derbin ndaj Partizanit.

Pasi e kishin mundur me trajnerin Egbo në krye për të thyer mallkimin, do të mbërrinte edhe fitorja 5-1. Kështu edhe bardheblutë do të krenoheshin me një arritje pasi bilancet me derbin i kishin për t’u harruar.

28 shkurti i 2020 do të ishte data e fitores tenistike, ndërsa ish-drejtori i Tiranës, Arbi Laçi, e kthen sërish në kujtesë mes krenarisë. Në këtë sezon pasi drejtuesit vendosën që të largonin ekipin fitues, kryeqytetasit janë duke vuajtur për të qenë larg objektivave, pavarësisht investimeve të mëdha. /Sport Ekspres

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *