Sherr në zyrat e FFK-së, Agim Ademi përplaset fizikisht me Sekretarin e Përgjithshëm

Një ngjarje aspak e hijshme nga ndodhur në Kosovë. Sipas asaj që raporton “Gazeta Metro“, një sherr ka lindur në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës. Gjithçka nisi kur Eroll Salihu dërgoi fyerje në drejtim të presidentit Agim Ademi. Mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së i është adresuar Ademit me fjalët dallaveraxhi, hajn dhe kriminel.

Fraza të tilla padyshim që i kanë lënë një shije të hidhur kreut të qeverisë së futbollit të Kosovës, duke bërë që të reagojë me një përplasje fizike. Të dy zyrtarët e Federatës janë konfrontuar dhe është dashur nevoja e pjesës tjetër të stafit për të qetësuar situatën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *