Alesandro Diamanti, figura e njohur që ka shkëlqyer në Itali duke u vlerësuar së tepërmi për driblimet dhe krosimet e tij, vendosi që ta mbylli karrierën në Australi. Aktualisht futbollisti 37-vjeçar është pjesë Ëester United, atje ku gjendet edhe Besart Berisha.
Në ditën e sotme Ëester United ka fituar në shifrat 3-4 në transfertën ndaj Melbourne Victory. Berisha realizoi dy gola dhe në të dyja shënimet e tij ishin asistimet që vinin nga ana e Alesandro Diamantit.
I pyetur nga ana e gazetarit pas ndeshjes, sesi është që të luash me ish-futbollistin e Fiorentinës, Bolognës dhe Atalantës, Berisha ka thënë një përgjigje kuptimplotë: “Është parajsë. Siç e kam thënë, më duhet të lëviz vetëm kokën”. /Sport Ekspres/