E nxjerr Asension si lojtarin më të dobët të Realit, vlerësimi i lartë për Berat Gjimshitin

Berat Gjimshiti ka zhvilluar një ndeshje fantastike ndaj Realit të Madridit duke mos gabuar asgjë në prapavijë. Pavarësisht se Atalanta luajti për shumë minuta me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Freuler në minutën e 17, mbrojtja e ekipit italian ishte në lartësinë e duhur për të përballuar sulmet e madrilenëve.

Përveç detyrës për të mbrojtur zonën te Atalanta, Gjimshiti duhej të kujdesej veçanërisht për të venitur Asension. Qëllimi është arritur në përsosmëri pasi futbollisti i Realit të Madridit nuk bëri dot për asnjë moment diferencën.

Në bazë të vlerësimeve nga media prestigjoze “Goal”, Gjimshiti merr notën e lartë 6.5: “E përmban Asension duke mbajtur në nivel të lartë mbrojtjen e Atalantës”. Ndërkohë sa i përket Asensios vjen ky vlerësim (5): “Më i keqi te Reali i Madridit, nuk ndikon dhe duket i shkëputur nga ndeshja”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *