Shifra e çmendur për luksin e shfrenuar, presidenti i Çelsit i blen vetes një super jaht

?Presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç mori një dhuratë spektakolare ditën e djeshme, teksa skuadra e tuj mposhti me rezultatin 0-1 Atletiko Madridin. Oliver Xhirud shënoi një gol spekaktolar  me roveshatë, e cila ishte mjaft surprizuese për faktin se francezi nuk është shumë atletik. Me këtë fitore Çelsi është pranë kualifikimit në fazën çerekfinale të Uefa Champions League, pasi spanjollëve u duhen të paktën 2 gola për tu kualifikuar.

Por kjo nuk ishte e vetmja “dhuratë” që presidenti mori ditën e djeshme. Si person mjaft i pasur dhe që i pëlqen luksi, ai i bleu vetes së vet një super jaht. Vlefta e tij është mjaft e çmendur, 430 milionë paund. Pra e perkthyer ndryshe, me këtë çmim, rusi mund të bënte bashkë Neymar, Mesi dhe Mbape tek blutë e Londrës. Abramoviç është një nga presidentët më të pasur në botë. Pasuria e tij e deklaruar i kalon 14.5 miliardë dollarë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *