Luan provën e së vërtetës ndaj Realit, Gasperini: Gjysma e së keqes që nuk luan edhe Zidani

Atalantën e pret nësër në mbrëmje Reali i Madridit, ndaj të cilëve luajnë provën e së vërtetës. Galaktikët kanë tregaur se edhe në sezonet me luahtjet më të mëdha kanë ditur të shndërrohen kur i vjen radha fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide, trajneri i Atalantas flet me superlative për homologun e tij, Zinedin Zidan. Gasperini shprehet me humor se është me fat që ish-futbollisti i Juventusit .

“Nëse ai (Zidan) do të luante, unë do të shqetësohesha shumë (qesh). Gjysma e së keqes që ai do të mbetet në stol. Kur ai luajti për Juventusin unë isha në Primavera dhe shpesh shkoja për të parë stërvitjen e tij me ekipin. Ai kaloi disa vite në Torino, e kam të vështirë ta identifikoj atë me të tjerët. Pastaj si trajner ai vazhdoi të fitonte. E bëri atë menjëherë, kjo do të thotë se ai ka ADN në futboll. Ai konfirmoi që ai është një i madh”, ka deklaruar Xhanpiero Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *