Viteshe ka humbur në minutat e fundit sfidën me PSV Eindhovenin, pasi Gëtce shënoi në minutën e 86 dhe 88 për ta mbyllur takimin në 3-1. Për verdhezinjtë ishte Broja që e dërgoi topin në rrjetë që në minutën e 4-t, ndërsa më vonë gjatë ndeshjes i është hequr mundësia e një penalltie.
Arbitri fillimisht drejtoi dorën nga 11 metërshi, por pas rishikimit të pamjeve me VAR akordon një goditje dënimi nga jashtë zone. Në një prononcim për “ESPN”, Bjorn Kupers shpjegon arsyen përse nuk e akordoi penalltinë në favor të Armando Brojës.
“Ne menduam se ishte një penallti, sepse lojtari i Viteshes u mbajt në zonën e penalltisë. Ky ishte një goditje në këmbë që u bë vetëm jashtë zonës së penalltisë. Ishte një moment prej 5 ose 10 centimetrash, por në fund të fundit ishte jashtë saj (zonës).
Nëse do të kishte qenë vetëm duke e mbajtur, do të kishte qenë momenti i lëshimit të lojtarit vendimtar dhe për këtë arsye do të kishte qenë penallti. Karton i verdhë dhe jo i kuq? Nuk mendoja se ishte një shans bindës për shënim. Sidomos sepse Baumgartl filloi një ndërhyrje të shkëlqyeshme pak më vonë”, ka thënë Bjorn Kupers./Halit Delibashi-Sport Ekspres/