Vërshëllima përfundimtare e arbitrit i ka lënë vendin përplasjeve në Kosovë. Pas ndeshjes mes Drenicës dhe Besës një konflikt ka ndohdur në fushën e lojës, ndërsa në media është raportuar edhe për përplasje fizike. Por këto lajme i mohon vetë Bledar Devolli, i cili në një prononcim për “Indeksonline” është shprehur se ka pasur vetëm debate dhe provokime mes palëve dhe jo dhunë fizike. Më tej, ish-trajneri i Tiranës U19 ka shfryrë një pakënaqësi të madhe për faktin se në Kosovës dallon urrejtje për trajnerët nga Shqipëria.
“Nuk e di pse ka kaq urrejtje për ne trajnerët e Shqipërisë. I kam takuar gjyqtarët. I kam thënë ju lumshin këmbët. Kemi pasur vetëm debate dhe aty-këtu ndonjë provokim. S’kemi pasur grushte dhe as shkelma. Kemi pasur vetëm debate dhe s’bëhet fjalë për grushte dhe shkelma. Por shikoj që ka një dashakeqësi për trajnerët e Shqipërisë. Më vjen keq që e them, por ky është realitet. Por megjithatë nuk është se ma ndien, unë shikoj punën time”, është shprehur Bledar Devolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/