VIDEO/ Teuta e bën Tiranën të harrojë edhe Europën, Laçi me hapin e kampionit

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar edhe ndeshjet e javës së 20 në kampionatin shqiptar. Ndeshja më e rëndësishme ishte ajo mes Tiranës dhe Teutës që është mbyllur në shifrat 0-1. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë me durrsakët që kaluan në avantazh me anë të Lorenzo Vilës. Pas një krosimi të kalibrit të lartë nga Bregu, duke nxjerr huq gjithë mbrojtjen e bardhebluve, Vila i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë për të mposhtur Bekajn.

Kryeqytetasit nuk po arrinin që të rrezikonin seriozisht portën e kundërshtarëve dhe në minutën e 70 ishte rasti i parë i rrezikshëm me gjuajtjen nga distanca që realizoi Ernest Muçi duke u ndalur në traversë. Hoxhallari e la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 78, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda 3 minutave. Më pas do të ishte Gruda që mendoi për të mos dyfishuar rezultatin pasi humbi rastin e artë me portën e boshatisur.

Kjo humbje i rëndon shumë Tiranës pasi e bën të harrojë edhe Europën. Nga krahu tjetër Laçi vazhdon me hapin e kampionit pasi fitoi në shifrat 1-0 ndaj Kastriotit falë golit të Lushkjes. Kurbinasit kanë marrë fitoren e pestë radhazi dhe ndodhen vetëm 4 pikë larg Vllazninë kryesuese, me të njëjtën sasi pikësh me Teutën. Për t’u theksuar edhe fitorja e Bylisit në transfertën ndaj Apolonisë, teksa goli i Anthoni e ngjit në vendin e 8 që të dërgon në “Play-Out”. /Sport Ekspres/

 Tirana-Teuta 0-1 Vila 20′

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Çelhaka, Batha, Muçi, Kale, Seferi

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, E. Vila, Karabeci, L. Vila, Bregu, Krasniqi

Apolonia-Bylis 0-1 Antoni 80′

Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Diop, Haxhiu, Jeboah, Mehmeti, Zoga, Levendi, Mihana, Gjata

Bylisi: Qirko, Hadroj, Stojanoviç, Janku, Lorran, Garsia, Ymeralilaj, Qardaku, Ntephe, Ndreca, Antoni

Laçi-Kastrioti 1-0 Lushkja 32′

Laci: Sherri, Selmani, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Harmon
Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Çela, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraes, Bardhi, Prodani, Dejvid

Ditën e sotme luhen 3 sfidat e para të javës së 20 në Kategorinë Superiore. Derbi i jugut e gjen Apoloninë dhe Bylisin në luftë për mbijetesë. Të dyja ekipet do të përpiqen të shfrytëzojnë në maksimum këtë përballje direkte për të fituar pikë të vlefshme për objektivin e tyre. Ndërkohë vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar në kryeqytet, atje ku Tirana pret Teutën. Bregdetarët kanë treguar se janë një ekip që di ti hapi telashe bardhebluve dhe të njëjtën gjë do të synojnë ta vërtetojnë edhe sot. Gjithashtu një duel i luftuar do të jetë edhe ai në Laç, me kurbinasit që masin forcat me Kastriotin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *