Çudit me deklaratën e tij, Berluskoni nuk e ndjen rivalitetin e derbit: Kam pasur simpati për Interin

Derbi mes Milanit dhe Interit do të rikthehet përsëri në “San Siro”, ku të dyja skuadrat pritet të dhurojnë spektakël për tifozët e tyre. Rivaliteti mes këtyre dy ekipeve është mjaft i madh dhe ndihet shumë nga tifozët e të dy krahëve, por këtu duket se bën përjashtim Silvio Berluskoni. I njohur si një nga presidentët më të suksesshëm në historinë e kuqezinjve, Berluskoni çudit me deklaratën e dhënë për “Sky Sport”, ku shprehet se ka ndjerë simpati për Interin.

“Më duhet të them se që kur kam qenë në Monza, kur kam rastisur ta shoh Interin e kam bërë duke e simpatizuar dhe shpresoja për një rezultat të mirë. Padyshim që në derbi do të bëj tifo për Milanin, por unë po ndiej thirrjen e shpirtit tim milanez.

Ndonjë këshillë për Piolin? Ndoshta do t’i bëj një telefonatë … Ibrahimoviç duhet ta përfundojë karrierën e tij në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe prandaj rekomandoj që ta përfundojë atë në Milano”, ka thënë Silvio Berluskoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *