Juventusi ka humbur mbrëmjen e djeshme me shifrat minimale 1-0 kundër Napolit. Takimin e vendosi ajo penallti e fituar në minutën e 30 nga Amir Rrahmani. Gjykimi i kësaj sfide ka lënë të pakënaqur bardhezinjtë, që nuk i kanë kursyer fjalët për arbitrat.
Paratiçi dhe Nedved kthehen për të disatën herë në qendër të vëmendjes këtë sezon për ofendimet ndaj gjyqtarëve të takimit, teksa të njëjtin veprim e kanë përsëritur edhe në stadiumin “Diego Armando Maradina“ mbrëmjen e djeshme.
“Turp Kalvarese. Tr**“, janë fjalë që dalin nga goja e Paratiçit, që nuk e mban vendi në stolat e tribunës. Më tej dëgjojet dhe Nedved të mos e kursejë fjalorin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Stile #Juve e questi sarebbero dirigenti?
VERGOGNA! pic.twitter.com/rxdjfHOhcE
— Davide Luise (@davide_luise) February 14, 2021