Napoli është duke luajtur një nga sfidat më të rëndësishme të kampionatit, teksa përballë në fushën e lojës kanë ekipin e Juventusit. Të kaltrit kanë zhbllokuar shifrat në minutën e 30 të takimit dhe meritë këtu ka edhe Amir Rrahmani.
Mbrojtësi shqiptar e ka nisur titullar përballjen ndaj bardhezinjve, ku ka arritur të fitojë një penallti në favor të ekipit të tij. Gjatë një dueli në zonë, dora e Kielinit përfundon në fytyrën e kapitenit të Kosovës. Një gjest ky që nuk ka shpëtuar nga kamerat e VAR-it. Arbitri drejton dorën nga pika e bardhë e penalltisë pas rishikmit të pamjeve dhe prej aty Lorenco Insinje nuk gabon për të zhbllokuar rezultatin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1360644328104820741
FOTO ZOOM – #NapoliJuventus la manata di Chiellini su Rrahmani pic.twitter.com/XvTUghEYBN
— Napoli Magazine (@napolimagazine) February 13, 2021