Intervistat/ “Tirana? Vetëm tre pikët e radhës”/ Josa nuk flet për titullin: Janë bërë hapa fals

Ndeshjet e javës së 19 të Superiores kanë ardhur me një imazh të shëmtuar që i përket ndeshjes Bylis-Laçi. Grushtat dhe shkelmat e kanë kthyer këtë ndeshje futbolli që të duket si një përballje në “MMA”. Nuabueze do të merrte rolin e boksierit në fushën e lojës për të degjeneruar të gjithë situatën, ndërsa në sherr janë përfshirë të gjithë futbollistët.

Arbitri do ta ndëshkonte me karton të kuq së bashku me Carkanjin, por vendimi i vërtetë i dënimit me “dorë të hekurt” do të vijë nga Disiplina, atje ku sulmuesi i Laçit rrezikon seriozisht që ta ketë mbyllur kampionatin para kohe. Sa për të përmbyllur kronikën, kjo ndeshje po vendoset me golin e Malotës në minutën e 70.

Nga krahu tjetër është Vllaznia që kthehet te fitorja duke fituar në shifrat 1-0 kundër Apolonisë. Zëvendësuesi i Adilit, Shehi, ka marrrë rolin e heroit duke shënuar me kokë. Kukësi do të fitonte ndeshjen me të rëndësishme të javës ndaj Tiranës në shifrat 2-0, falë penalltisë në minutat e para që u kthye në gol nga ana e Ibrahimit, ndërsa Limaj dhuroi perlën në minutat e fundit të takimit. Ndërkohë që Partizani nuk lë vend për shumë histori me krutanët duke triumfuar në shifrat 0-3. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Josa (Kukësi): “Nuk ishte një ndeshje e veçantë për mua, por vetëm tre pikët e radhës që i kishim shumë të nevojshme. Nuk ishim në lartësinë tonë, por u përshtatëm shumë mirë me terrenin, kishim luftën sportive që ndaj Kastriotit ishte minimale. Futbollistët tanë ishin shumë efikas në momentin që kishin në zotërim topin. I dhamë disi terren Tiranës duke u tërhequr dhe mund të shënonin. Normalisht që Tirana do të sulmonte, pasi ka luajtur kualitativ. Por nëse do të kishim më shumë qetësi, një pasim më të mirë në mesfushë, mund të shënonim më tepër. Humbnim lehtë topin dhe u krijua hendek mes sulmuesëve dhe mesfushës. Objektivi? Kjo fitore nuk rregullon në çdo gjë. Nuk mund të them se ardhja ime në ekip i ndryshon objektivin skuadrës. Nuk kemi pikët që do të donim pasi janë bërë disa hapa fals, që janë në kundërshtim për t’u shpallur kampion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *