Trajneri e quajti si fëmijë qaraman, reagon ashpër babai i Nejmar: Njerëz si ty…

Nejmar është dëmtuar përsëri te PSG dhe nuk do të jetë gati për trajnerin Pochetino për katër javët e ardhshme. Një tjetër problem që vjen për yllin brazilian në ndeshjen kundër Caen, duke u larguar nga fusha pas një ndërhyrje të ashpër të kundërshtarit.

Ndërkohë trajneri i Caen, Pascal Dupraz, e ka konsideruar si “fëmijë qaraman”. “Përfitom shumë nga gjyqtarët, duhet të sillet si Platini ose Krujfi”. Këto fjalë e prekën së tepërmi futbollisti që reagoi në rrjetet sociale, por nga ana tjetër nuk është përmbajtur as babai i tij.

“Nejmari qan sepse ka trajnerë dhe njerëz si ju, arbitri të atij niveli, gazetarë që kthehen si partizan dhe frikacakë në sport. Po, duhet të qaj. Britma ime dhe e djali tim është e një sportisti, e magjisë së futbollit. Do ta zgjasë një natë dhe pastaj do të ngrihet prapë, si gjithmonë, për t’i mposhtur të gjithë”, përfundon babai i futbollistit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *