Prej thuajse një viti stadiumet europiane kanë mbetur të boshatisur dhe u mungon zhurma e tifozëve. Atmosfera gjatë një ndeshjeje futbolli nuk është më e njëjtë, ndërsa një impakt negativ e kanë ndjerë edhe klubet në arkat e tyre. Humbjet në anën financiare kanë qenë të mëdha, për këtë arsye UEFA ka vënë në punë marketingun për Euro 2020.
Qeveria europiane e futbollit ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur me “TikTok“ për sa i pëket kompeticionit më madhor për Kombëtare në kontinentin e vjetër. “TikTok“ është kthyer në një nga aplikacionet më të përdorura nga të rinjtë përgjatë vitit të fundit, duke pasur përhapje të gjerë në treg.
Platforma në fjalë do të jetë sponsori më i ri i Euro 2020, që do të mbahet në verën e ardhshme, duke i dhënë mundësinë të gjithë tifozëve të kenë një tjetër lidhje me sportin e tyre të zemrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/