Iu bashkua ekipit të parë te Hanoveri, trajneri jep mesazhin për Çepelen: Do të përdorim çdo shans për…

Ramen Çepele është një nga shembujt tipik të kohëve të fundit që tregon se në futboll mosha në kartën e identitetit nuk ka aspak rëndësi. Vetëm 17 vjeç debutoi me ekipin e parë kombëtar në miqësoren me Kosovën, ndërsa gjatë merkatos la të rinjtë e Interit për t’ju bashkuar atyre të Hanoverit. Synimi është mëse i qartë për mbrojtësin shqiptar, që kërkon debutimin në Bundesligën 2.

Diçka e tillë mund të ndodhë së shpejti, teksa skuadra gjermane e ka thërritur të stërvitet me ekipin e parë së bashku me Popoviç. Në një prononcim të shkurtër, trajneri Kocak jep mesazhin e pastër se talented e reja do të jenë në qendër të vëmendjes së tij, teksa shprehet:

“Do të përpiqemi që të përdorim çdo shans për të parë lojtarë nga ekipet e moshave në stërvitje. Kështu ne mund të krijojmë imazhin tonë për secilin”. Mundësitë nuk do të mungojnë për Çepelen në radhët e Hanoverit, mjafton që djaloshi shqiptar të marrë më  të mirën nga çdo rast që i jepet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *