Skënder Gega nuk mund të qëndrojë gjatë larg futbollit, pa një detyrë në këtë sport. Trajneri i njohur shqiptar kishte si eksperiencë të fundit detyrën e tij te Kukësi, atje ku do të largohej edhe për shkakun e komplikimeve shëndetësore. Kërkesa e bërë te drejtuesit e klubit do të pranohej për t’u larguar nga verilindorët.
Së fundmi Gega ka ngritur akademinë e tij, “Red Eagle Soccer Academy” për të punuar me grupmoshat nga U-7 deri në U-13. Në këtë mënyrë trajneri me eksperiencë të madhe do të ketë mundësinë për të përgatitur të ardhmen e Shqipërisë. /Sport Ekspres/