“Fusha e Air Albania shkon te Shtëpia e Futbollit”, zbulohet kosto e tapetit që do të ndërrohet pas Anglisë

Në “Air Albania” është duke u kryer aktualisht procesi i vaksinimit për pandeminë, ndërsa kjo kohë do të shërbejë njëkohësisht për trajtimin e fushës. Në një intervistë me Ernest Koçin për “Report TV”, kryetari i komisionit të infrastrukturës në FSHF, Arben Devishaj, është shprehur se fusha aktuale e stadiumit do të presë ndeshjen kundër Anglisë në fundin e marsit.

Deri në këtë moment do të jetë zhvilluar terapia intensive që fusha të ketë kushtet maksimale për të luajtur futboll, pas problemeve që ka shfaqur në të kaluarën. “Në datë 15 fillon terepia intensive, pra mirëmbajtja intensive për barin, në mënyrë që ndeshja me Anglinë tapetin ta kemi në kushte optimale. Çfarë do bëhet? Do fillohet më një korrje e madhe. Me një makineri do hiqen pjesët e vdekura të barit dhe pastaj do bëhet një rimbjellje me ‘lolium’, që është një lloj bari që rritet në këtë periudhë. Më pas do bëhet trajtimi me llampa dhe ventilim”

Më pas do të kemi ndërrimin e tapetit të barit, në mënyrë që “Air Albania” të shkëlqejë në të gjitha aspektet. Sa kosto kërkon? Këtë e zbulon vetë Dervishaj: “Mbas ndeshjes me Anglinë ky tapet do të hiqet, do të pritet dhe do të vendoset të shtëpia e futbollit. Më pas dovendoset një tapet, ashtu siç e kanë shumë stadiume sot në botë, tapetin hibdrid që përbëhet nga pjesa e barit artifiaciale, 20% dhe bar natyral 80%. Llampat, ventilatorët dhe instalimet e tapetit të barit shkojnë diku te 800 mijë euro”, u shpreh Dervishaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *