Karma/ Ishin të padëshiruarit e Barcelonës, Rakitic dhe Suarez rrëzojnë keqazi katalanasit

Efekti “Karma” mund të shpjegohet më së miri tek situata aktuale e Barcelonës. Në mbrëmjen e djeshme, Ivan Rakitiç shënoi golin e dytë ndaj ish-skuadrës së tij, duke ia bërë mjaft të vështirë kualifikimin për në finale, për ta dërguar me një këmbë jashtë Kupës. Kroati u largua këtë verë nga katalanasit pasi kishte luajtur për 6 sezone me radhë. Trajneri i ri i Barcelonës, Koeman e cilësoi lojtarin si jo të denjë për të mbuluar repartin e mesfushës dhe për këtë arsye kërkoi transferimin e tij.

Por nuk mbaron me kaq. Një lojtar tjetër që u largua si “dështak” nga klubi legjendar është edhe Luis Suarez. Teksa drejtuesit e Barcelonës e cilësonin sulmuesin uruguajanin si një “mall i skaduar”, ky i fundit i ka treguar se sa gabim kanë qenë. 34 vjeçari ka shënuar 16 gola me Atletiko Madridin këtë sezon, duke mbajtur dhe kryesimin e golashënuesve të La Ligës. Golat e tij kanë qenë mjaft vendimtarë për ekipin e drejtuar nga Simeone, që mban vendin e parë të pa shqetësuar në tabelën e përgjithshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *