Dhimbja që i shtohet dyfish Jurgen Klop, nuk merr pjesë në varrimin e së ëmës

Dhimbja i shtohet dyfish Jurgen Klop pasi mamaja e tij, Elizabeth Klop, ka ndërruar jetë. Në moshën 81-vjeçare Elizabeth do të ndërronte jetë në shtrat. Por trajneri i Liverpulit nuk do të jetë për ta përcjellë mamanë e tij në banesën e fundit.

Arsyeja? Gjithçka vjen nga këto kohë të vështira që jemi duke kaluar. Funerali do të mbahet në Gjermani dhe për shkakun e pandemisë nuk lejohen hyrjet nga Anglia. Jurgen Klop është shprehur për mediat gjermane se Elizabeth ishte gjithçka për të, ndërsa premtoi se do t’i bëjë përcjelljen e merituar kur të krijohet mundësia e udhëtimit drejt Gjermanisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *