Tashmë nuk ka asnjë mister sa i përket përplasjes së Antonio Contes dhe presidentit të Juventusit, Agnelli. Ky i fundit ka bërtitur në fundin e takimit me bardhezinjtë që kaluan në finalen e Kupës, duke u drejtuar tek Conte: “Gishtin fute në by… idiot”. Në mediat italiane u përfol se Conte kishte drejtuar gishtin e mesit nga pankina e Juventusit kur ishte mbyllur pjesa e parë, por ende nuk kishte asnjë imazh të kapur nga kamera.
Megjithatë në minutat e fundit janë publikuar edhe pamjet që tregojnë qartësisht se trajneri i Interit provokon ish-ekipin e tij. Për më tepër Conte ka folur edhe për edukatën pas përfundimit të ndeshjes kur është pyetur mbi përplasjen me Agnellin: “Ata duhet të thonë të vërtetën. Gjyqtari i katërt i dëgjoi të gjitha dhe e pa se çfarë ndodhi. Te Juventusi duhet të jenë më të edukuar”, ka thënë Konte. /Sport Ekspres/
??
SPUNTA IL VIDEO!
Fine primo tempo #JuventusInter“Ci vuole più sportività, più rispetto ed educazione per chi lavora!”
Antonio Conte pic.twitter.com/B8HokqG8jc— Juventibus.com (@juventibus) February 9, 2021