“Serbët dhe shqiptarët si macet dhe qentë”, në Itali tregojnë mburojën e Gatuzos: Detaji që ka shpëtuar…

Një mbrojtës shqiptar i Kosovës dhe një mbrojtës serb do të jenë mburoja kryesore për të shpëtuar kokën e Gatuzos. Kjo është panorama e veçantë që ofrohet në Itali, teksa Napoli ka përfunduar vetëm në dy zgjedhje: “Amir Rrahmani dhe Maksimoviç”. Me Kulibali që është i infektuar nga pandemia dhe me Manolas që u dëmtua në ndeshjen e fundit, Gatuzo është i detyruar që t’i besojë dyshes së vetme që ka në organikë për ndeshjet e ardhshme.

Testimi erdhi në përballjen e fundit ndaj Genoas, atje ku pas aktivizimit të Rrahmanit në minutën e 69, nuk u pësua asnjë gol i vetëm. Media në Itali “Positanoneës” ka zgjedhur që ta shoh këtë ndeshje në një tjetër këndvështrim për të treguar sesi sporti e arrin misionin e tij duke thyer barrierat e politikës.

“Maksimoviç do të luajë si titullar në një çif qëndror me Rrahmanin, lojtarin shqiptar nga Kosova. Një serb dhe një shqiptar nga Kosova që mbrojnë zonën e Napolit. Serbët dhe shqiptarët në Kosovë janë si marrëdhënia e maces me qentë. Duket se do të ketë shi të begatë për ekipin e Napolit. Kur Rrahmani bëri gafën fatale ndaj Udinezes në kthimin e topit, në debutimin fatkeq, Maksimoviç nxitoi që ta ngushëllojë dhe të përqafojë vëllazërisht Rrahmanin.

Ky detaji i një serbi që ngushëlloi një shqiptar të Kosovës kaloi pa u vënë re. Një tjetër detaj që kaloi pa u vënë re se ndaj Xhenoas kjo dyshime pas zëvendësimit të Manolas nuk pësoi asnjë gol dhe dy qëndrat i mbyllën shumë mirë aksionete kundërshtarit. Maksimovic dhe Rrahmani do ta tejkalojnë veten e tyre në ndeshjet e ardhshme, pavarësisht historisë së shkuar. Sporti shkon përtej politikës dhe historisë, një serb dhe një shqiptar i Kosovës që do të ndihmojë këtë Napoli të goditur. Futbolli mund të jetë gjithashtu ky”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *