Arrin një legjendë si Tibor Nyilasi dhe një gol larg “Perandorit”, Myrto Uzuni është kampioni i shifrave

Nëse Ferencvaroshi realizon një gol në kampionat, me siguri që është Myrto Uzuni që e ka dërguar topin në rrjetë. Kjo është panorama që po ofrohet në javët e fundit në Hungari, atje ku sulmuesi shqiptar është kthyer në makthin e kundërshtarëve dhe “përbindëshin e shifrave”.

Uzuni realizoi ndaj Fehervar golin e pestë radhazi dhe menjëherë i drejtohemi statistikave të shpërndara në faqen zyrtare të Ferencvarosh. Tashmë futbollisti kuqezi ka barazuar legjendën Tibor Nyilasi që kishte shënuar 132 gola me të njëjtën fanellë.

Ndërkohë objektivi i radhës është për të kapur “Perandorin e Hungarisë”, Albert Florian, i cili është cilësuar si futbollisti më elegant i të gjitha kohërave. Albert ka ndërruar jetë në vitin 2011 dhe la pas 256 golat e shënuara me Ferencvaroshin. Nëse Uzuni do të realizojë në përballjen e 14 shkurtit ndaj Mezokovesd, atëherë do të vinte goli i 6 radhazi për të mbërritur te “Perandori i Hungarisë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *