“Sot do të ishte renditje tjetër”, Bregu luan kundër ish-ekipit: Skënderbeu të ngrihet, pas ndeshjes me ne

Teuta do të gjejë përballë Skënderbeun në ndeshjen e radhës, atje ku Dejvi Bregu do të luajë përballë ish-skuadrës që ka përfaqësuar në futbollin shqiptar. Sigurisht që pritshmëritë për Bregun janë më të larta te durrsakët duke ditur kualitetet e tij, por vetë lojtari është shprehur se përshtatja ka ndikuar së tepërmi për vështirësitë që ka kaluar deri në këtë kohë. Sa i përket të kaluarës, urimet në “Rubrika Sportive” janë për ringritjen e Skënderbeut, pas ndeshjes me Teutën.

“Deri tani na ka munguar vazhdimësia. Nëse nuk do të kishim ato barazime radhai, sidomos në shtëpi, tani nuk do të flisnim për këtë renditje. Por futbolli i ka të trija rezultatet dhe shpresoj që me këtë fitore tonën dhe me humbjen e Vllaznisë, kampionati do të marrë një rrjedhë tjetër dhe gara do të bëhet më e bukur.

Kam pas vështirësi në fillim të sezonit, edhe përshtatja ka bërë të vetën. Por pas ndeshjes me Partizanin performance është përmirësuar. Me rritjen e performancës, shpresoj të vijnë dhe golat”.

Sulmi? Unë me Krasniqin kuptohemi shumë mirë, por duhet të harmonizohemi me pjesën tjetër të skuadrës. Skënderbeu? Është një klub i madh, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet. Shpresoj të ngrihet në renditje, por pas ndeshjes me ne”, u shpreh Bregu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *