Mos e quani surprizë! Plori flet për Vllazninë: Jo për mua e Brdariç, por të parët tanë…

Vllaznia konsiderohet shpeshherë si një surprizë për faktin se është në vendin e parë në Superiore. Kjo duke parë historikun e viteve të fundit të shkodranëve që janë endur mes mbijetesës dhe padyshim vitit të trishtë që i gjeti në Kategorinë e Parë.

Në një lidhje “Skype” me “Rubrika Sportive”, ndihmësi i Brdariç, Plori, është shprehur se Vllaznia nuk duhet të quhet surprizë për fanellën e rëndë që përfaqëson. Fillimisht biseda nis me humbjen e fundit që Vllaznia pësojë kundër Laçit.

“Normalisht që ndihet mërzia, por nuk është bërë nami. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse e dinim që një ditë humbja do të vinte, e kuptojmë më mirë pjesën kur pësojmë humbje, duhet të jemi më të fortë.

Përballë kishim një skuadër të fortë, na ka mundur dhe në fazën e parë, me një lojë shumë të mirë. Bëmë disa ndryshime në lojë, e vlerësuam maksimalisht këtë sfidë, por Laçi e meritoi fitoren, pavarësisht se diferencat në lojë nuk ishin të mëdha.

Nuk ditëm të shfrytëzonim gabimet e portierit të Laçit. Pas golit të barazimit, gabuam. Gabuam si skuadër, sepse kaluam pak në eufori dhe menduam se mund ta fitonim ndeshjen. Duhet të tregonim kujdes, por gabuam dhe u ndëshkuam”.

Vllaznia nuk është surprizë në kampionatin shqiptar, jo se jam unë apo Brdaric aty, por të parët tanë kanë krijuar një emër, një fanellë të rëndë. Edhe nëse dalim kampion, nuk mund të quhet surprizë”, u shpreh Plori. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *