Zyrtarizohet kalimi për sulmuesin e Shqipërisë, Florian Kamberi bën zgjedhjen

Florian Kamberi është larguar nga ekipi i St Gallen në Zvicër atje ku nuk po gjente minutat e duhura. Një eksperiencë që nisi pas shkëlqimit te Rangersi në drejtimin e Gerrard. Ikona e futbollit europian e ka vlerësuar së tepërmi sulmuesin shqiptar, por asokohe nuk do të gjendej gjuha e përbashkët me klubin e Hibernian për blerjen e kartonit.

Kjo e detyroi Kamberin që të shkonte në Zvicër, ndërsa tashmë është rikthyer në shtëpinë e futbollit skocez. Aberdeni ka zyrtarizuar kalimin e Florian Kamberit që do të jetë si huazim deri në fundin e këtij sezoni. Për këtë futbollist kishte shfaqur një pëlqim edhe Evertoni në merkaton e janarit, por nuk u konkretizua më tej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *