“Vllaznia ka futbollin më të mirë”, Ilir Daja: Afrimet e reja? Nuk janë forcë e shtuar ende…

Ilir Daja ishte i ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News” atje ku ka folur për ndeshjen e fundit që Partizani zhvilloi kundër Vllaznisë. Trajneri i të kuqve është shprehur se fusha e “Elbasan Arenas” është më e mira në Shqipëri, pavarësisht se këtë herë ndëshkoi kryeqytetasit. Mes vlerësimeve të bëra për Vllazninë si ekipi që ka bërë futbollin më të bukur, Daja paralajmëron tifozët se afrimet e reja të Partizanit nuk janë ende gati për të dhënë më të mirën.

“Është e vërtet se Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë. Jo vetëm diferenca e pikëve, por edhe loja shumë e mirë deri në këtë gjysmë të kampionatit. Ne si Partizan do të bëjmë maksimumin tonë deri në fund. Nuk i futëm lojtarët me idenë për të shkurtuar diferencën me Vllazninë pasi kjo vetëm mund të prishte punë dhe nuk do të bënim atë performancën e bukur që ne kemi bërë.

Terreni i “Elbasan Arena” është më i miri në Shqipëri. Më herët nuk është luajtur me intensitet si në këtë sezon dhe kushtet atmosferike kishin ndikim. Deri në minutën e 80 ishte terreni i mirë, mund të luhej, por në minutat e fundit është rënduar edhe më tepër gjendja, falë edhe shtimit të reshjeve të shiut. Kjo na ka shtuar problemet për bërë finalizimin. Nga fillimi i sezonit deri në këto momente, Vllaznia ka bërë futbollin më të mirë. Nëse ne e kemi bërë në disa situata të caktuara, Vllaznia e ka bërë në pjesën më të madhe dhe e ka bërë diferencën. Sa i përket afrimeve, nuk janë ende gati. Pra ata lojtarë që ne kemi marrë nga jashtë kampionatit shqiptar nuk janë ende gati për t’u quajtur si forcë e shtuar për Partizanin. Duhet të presim dhe të shpresojmë që të japin maksimumin e tyre, si përshembull në rastin e Hasanit”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *