VIDEO/ Shqiponja fluturon nga duart e lojtarëve turq, kapiteni i ekipit e dëgjoi këshillën e Rrocës

Kapiteni turk i Instabulsporit, Ergun, nisi të festonte me shqiponjë pas golit të realizuar ndaj Balikesisporit. Ky reagim ka surprizuar edhe vetë Eduart Rrocën që po vraponte për ta përgëzuar pasi tundi rrjetën nga 11-metrat.
Pavarësisht surprizës së këndshme, mesfushori shqiptar nuk e anashkaloi vërejtjen për Ergun. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, asokohe Rroca është shprehur se i ka thënë kapitenit të ekipit për formimin e duarve në mënyrë të gabuar.

Menjëherë do t’i vinte premtimi nga Ergun që në një tjetër rast, nuk do të përsëritej më i njëjti gabim. Perfeksionimi i këtij festimit është parë gjatë ditës së sotme atje ku pas golit të shënuar nga Eduart Rrocës, shqiponja po fluturonte edhe nga duart e lojtarëve turq, të kryesuar nga kapiteni i tyre. /Sport Ekspres/

(02:45-02:55)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *