VIDEO/ Kur portieri bën mrekulli nga goditja e dënimit, 37-vjeçari i jep fitoren ekipit në minutat e fundit

Nëse mendoni se golat nuk bëjnë për portierët, atëherë e keni gabim. Edhe gardianët janë të aftë të vendosin ndeshjen, madje edhe me perla nga goditja e dënimit. Një rast i tillë vjen nga kampionati kolumbian. Portieri Sebastian Viera ka lënë të gjithë pa fjalë në takimin e djeshëm kundër Amerika de Kali.

Në minutën e 88, kur përballja ishte në shifrat e barabarta 1-1, portieri 37-vjeçar bën mrekullinë nga goditja e dënimit. Një ekzekutim perfekt me topin që ndalet në trekëndësh do të sillte fitoren për Atletiko Xhunior. Një gol ky tepër i veçantë, e që të bën ta krahasosh me mjeshtrat e ekzekutimit të goditjeve të dënimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *