Ish-futbollisti i Tiranës, Mëllugja dhe mbrojtësi nga Bolivari! Këto janë tre goditjet e Partizanit

Partizani ka bërë tre goditjet e fundit në merkaton e dimrit që i shtojnë së tepërmi kualitetin organikës së Ilir Dajës. Të kuqtë kanë siguruar Donald Mëllugjën, ish-futbollistin e Bylisit. Në të njëjtën kohë është mbyllur marrëveshja edhe me Edon Hasanin, që ishte pjesë e Tiranës në sezonin e kaluar dhe u bashkua në verë me Keicorengucu.

Ndërkohë goditja e fundit është Roberto Dominguez sipas asaj që raporton “Supersport”. Mbrojtësi ka qenë pjesë e Bolivarit, në skuadrën që është transferuar së fundmi Armando Sadiku. I mësuar me lojën e ashpër fizike, Dominguez do ta ketë më të lehtë përshtatjen në futbollin shqiptar ku veçohen duelet e forcës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *