Milani fitoi me Bolonjën me rezultatin 2-1, duke mbajtur kështu vendin e parë në kampionat. Kuqezinjtë fituan dy penallti, të cilat u shndërruan në gol dhe mjaftuan për të marrë tri pikë të rëndësishme. Trajneri i Bolonjës, Mihajloviç u ndëshkua me kartonin e kuq, sepse protestoi për vendimin e gjyqtarëve.
Në konferencën për shtyp, Mihajloviç u shpreh se Milani fitoi për shkak të Ibrahimoviçit, pasi i kapte të gjitha topat në ajër. Sipas tij nëse Bolonja do të kishte suedezin do ta kishte fituar sfidën 3-0.
“Të gjitha topat e gjata i kapte Ibra, kurse ne luanim lojën e ulët. Nëse do ta kishim Ibra, do të kishte përfunduar 3-0”, tha trajneri i Bologna-s. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/