Intervistat/ “Vllaznia? Po edhe Kukësi do gabojë”, Mirel Josa e përsërit: Nuk jam i luajtur mendsh për titullin

Mirel Josa ka debutuar me një fitore në thellë në transfertën ndaj Skënderbeut gjatë ditës së sotme. Kukësi ka fituar në shifrat 0-4 në ndeshjen që e ka pasur në kontroll përgjatë 90 minutave. Goli i parë erdhi nga Ibrahimi në minutën e 4, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë do të ishte Limaj që dyfishoi shifrat.

Për të shkuar të qetë në dhomat e zhveshjes mendoi Leiria, falë golit që erdhi nga një aksion model. Ndërkohë Limaj realizoi dopietën personale në minutën e 63 duke vendosur fitoren në shifrat 0-4. Në krahun tjetër Kastrioti fitoi ndaj Bylisit në shifrat 1-0 për t’i lënë ballshiotët në vendin e parafundit të renditjes. Goli në fluturim nga ana e Dacit ishte një perlë më vete që pritet të jetë kryevepra e kësaj jave në Superiore. Më poshtë gjeni intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Ahmataj (Skënderbeu): “Ndeshja u prish që në 10 minutat e para, u mbyll gjithçka, nuk bëhej fjalë për ta kthyer takimin. I dhamë edhe ne një dorë Kukësit me gabimet tona në krahun e mbrojtjes, pa harruar edhe gabimet në lexim të situatës në qendër të mbrojtjes. Le të shohim përpara pasi nuk është Kukësi rivali ynë. Nuk u vendosëm ndaj Kukësit për futboll të hapur, donim që të mbyllnim hapësirat që të mos depërtonte kundërshtari. Por dy topa të gjatë na prishën gjithë rreshtimin dhe ishim të detyruar që të ndërtonim diçka”.

Josa (Kukësi): “Tani jemi të qeshur se fituam, por nuk do të ndalemi këtu. Limajn e kam ndjekur edhe më herët, është futbollist që ka cilësi. Kishim disa probleme sa i përket krahut dhe menduam se në disa momente të caktuara të vendosim një lojtar cilësor që të krijonim sa më shumë raste. Limaj i ka këto aftësi dhe më pëlqen si futbollist. Unë kam strategjinë time sa i përket ndërtimit të një skuadre. Kukësi i ka lojtarë cilësor, normal që ka pasur probleme, por kjo për fajin e trajnerit që ka qenë më para. Nuk do të thotë gjë se pas kësaj fitore mbaruan e të gjitha problemet e Kukësit. As klubi nuk ma ka kërkuar titullin me detyrim dhe as unë nuk kam luajtur mendsh. Vllaznia është 13 pikë më para dhe unë e krahasoj veten kur isha te Skënderbeu me 9 pikë, 10 pikë para. Kukësi vinte mbrapa nesh dhe kur Skënderbeu bënte rezultate jo të mira, i rikuperonim. Kështu edhe me Vllazninë, pse ne nuk do të gabojmë?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *