Kukësi e kishte në listën e dëshirave mbrojtësin që ka luajtur edhe me Kombëtaren Shqiptare, Herdi Prengën. Së fundmi ky futbollist ishte pjesë e Rigës, por pas mbylljes së kontratës me këtë skuadër ishte lojtar i lirë.
Te verilindorët Prenga do të shihej si një shpëtimtar, për vetë faktin se mbrojtja e Kukësit fut shumë ujë. Megjithatë ishte gjithçka e qartë se mbrojtësi 26-vjeçar do të bashkohej me nënkampionët e Superiores vetëm nëse nuk do të gjente një tjetër ekip në Europë.
Së fundmi ka ardhur edhe zyrtarizimi i Prengës në elitën e futbollit kroat, duke u bashkuar me Kisvarda. Vërtet interesant është fakti se ndeshja e radhës për këtë skuadër do të jetë në transfertën e Ferencvarosh, atje ku mund të kemi edhe një derbi shqiptarësh ndaj Myrto Uzunit. /Sport Ekspres/