FOTO/ Fanella e re që i rri përshtat, Hasani stërvitet për Partizanin dhe gati për Vllazninë

Ferhan Hasani e ka kryer stërvitjen e parë me Partizanin gjatë ditës së djeshme, atje ku është vënë nën urdhërat e Ilir Dajës. Ndeshja e radhës për të kuqtë do të jetë si një finale pasi do të luhet kundër Vllaznisë kryesuese.

Me shumë vëmendje do të shihet edhe për aktivizimin e Hasanit, një lojtar që erdhi në Shqipëri me jehonë të madhe. Jo më kot, pasi bëhet fjalë për futbollistin që ka një CV të pasur në karrierë dhe afrimi i tij është luks edhe për vetë elitën e futbollit tonë.

Por për të parë nëse do të ketë minuta aktivizimi ndaj Vllaznisë do të na duhet ende të presim, ndërsa ky vendim i përket Ilir Dajës që e di më së miri formën fizike duke parë stërvitjen. E vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është se fanella e kuqe i rri shumë përshtat Hasanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *