“Do bëja edhe unë si Ibrahimoviç, pikë!” Ish-portieri i Milanit i del në mbrojtje: Po sulmohej kapiteni ynë

Mbrëmjen e së martës u zhvillua derbi mes Interit dhe Milanit, e cila përfundoi me shifrat 2-1 në favor të zikaltërve. Nën kampionët e Italisë përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi më rezultatin 0-1. Megjithatë vëmendja më e madhe u përqendrua tëk sherri mes Ibrahimoviç dhe Lukaku, të cilët më parë kane qenë shok skuadre tek Mançester Junajtid.

Mediat italiane dhe analistët janë përqendruar në dy kampe të ndryshme. Disa mendojnë se reagimi i Ibrahimoviç ishte i drejtë pasi mbrojti shokun e skuadrës, ndërsa disa të tjerë u shprehen se kishte përdorur fjalë fyese. Ish portieri i Milanit Sebastiano Rosi u shpreh se veprimi i suedezit ishte i drejtë dhe kjo tregon se Milani është një familje. Madje ai deklaroi se do të bëntë të njëjtën gjë, nëse do të ishte në vendin e 39 vjeçarit.

“Nuk e di çfarë i thanë njëri-tjetrit dhe nuk më intereson. Por atë që bëri Ibrahimovic do e kisha bërë dhe unë, pikë! Zlatan pa që Lukaku po irritohej dhe po sulmonte kapitenin e Milanit dhe e ndjeu të ndërhynte në mbrojtje të tij. Kjo do të thotë skuadër”- u shpreh Sebastiano Rossi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *