Nga Endri Çinari
Futbollistët që kanë ardhur nga Greqia dhe që janë afruar në kombëtaren shqiptare kanë qenë të shumtë në vitet e fundit. Sidomos tek moshat e kuqezinjëve ka pasur prurje te pafundme të lojtarëve me origjinë shqiptare nga vendi fqinj.
Një prej elementëve që duket se po bie në sy së fundmi është Kostika Tajari. Djaloshi i ditëlindjes 02.04.2003, me origjinë nga qyteti i Korçës po hedh hapat e parë si një profesionist dhe duket se e ka filluar në rrugën e duhur. Me një fizik për tu admiruar ku numëron plot 1.85 shtatlartësi, ai mbulon rolin e mbrojtësit të qendrës, por edhe atij të krahut të djathtë.
17-vjeçari akitvizohet momentalisht në skuadrën e Platanias, por interesi i vazhdueshëm karshi tij dhe rritja si futbollist me siguri do bëjë që në të ardhmen të gjejë një ekip shumë më cilësor. Tajari duket se i përshtatet shume mirë rolit të qendërmbrojtëst modern, ku përveç se i mirë në lojën në ajër dhe ndërhyrjet e tij, ai ka një teknikë të mirë për një qendërmbrojtës.
I lindur dhe rritur në Greqi, ai sërish nuk i ka shpëtuar vëmendjes së drejtuesve të futbollit në vendin tonë. Mbrojtësi ka qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtares u-17 të Shqipërisë e ndërsa tani pret ftesën edhe nga u-19. Mund të themi se një “gjigand” po i vjen Shqipërisë dhe e ardhmja duket e ndritur. Por rruga është e gjatë për 17-vjeçarin pavarësisht se talenti, puna dhe vullneti nuk i mungojnë, që do bëjë që çdo herë ti ketë dyert e hapura në futbollin e madh.