“Ka një “dhe” para sportit”, Andi Lila: Sportistët janë më të persekutuarit nga Qeveritë

Ish-lojtari i Kombëtares Shqiptare dhe tashmë kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, Andi Lila ishte i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në kanalin “Syri Tv”, ku foli për sugjerime në kabinetin e Qeverisë. Sipas tij qeveria e re që do të pasojë të tashmen, duhet të fokusohet tek krijimi i “Ministrisë së Sportit” . Për të mirën e futbollit shqiptar, Andi Lila u shpreh se kjo ministri duhet te ndahet me patjetër nga fusha e arsimit dhe e kulturës.

“Ne kemi Ministrinë e Arsimit, Rinisë, Kulturës dhe Sportit. Ka një ‘dhe’ përpara sportit. Në këto 30 vite sportistët kanë qenë më të persekutuarit. Ka sportistë që kanë bërë karrierë, por nuk kanë asnjë ditë siguracion dhe kjo është e dhimbshme.

Nëse do vëmë një rregull për sportin shqiptar, do të ishte më mirë edhe për të rinjtë, sepse një sportist mund të jetojë shumë mirë këtu dhe jo të iki jashtë. Duhet të pompojmë sa më fuqishëm, që sporti të jetë primar në qeverinë e re që do vijë”, deklaroi Andi Lila.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *