Legjenda e Realit të Madridit, Jorge Valdano, i ka sugjeruar klubit spanjoll që të transferojë me yllin e Dormundit, Haland. Gjithashtu argjentinasi preferon blerjen e Haaland, përpara Mbape. I ardhur vitin e kaluar në Bundesligë, sulmuesi norvegjez ka shënuar 37 gola me fanellën e verdhezinjve, duke plotësuar një sezon mjaft fantastik.
“Unë do të nënshkruaja Halandin para Mbapes. Ai lëviz në hapësira të vogla dhe të mëdha, shënon rregullisht. E kuptoj që Mbape është një yll, por unë jam shumë i impresionuar me Haland. Ai shënon gola të të gjitha llojeve”, tha spanjolli./Elio Hajdari-Sport Ekspres/