“Mos i dëgjo larot që ke afër“, Matraxhiu i kundërvihet Halilit: Cili do jetë kurbani i radhës me “thikë pas shpine”?

Refik Halili ka dhënë një deklaratë të fotë ditën e sotme në emisionin “Gol pas goli“, ku ka ngritur zërin kundër analistëve të futbollit mbi akuzat në lidhje me djalin e tij, Grentin. Një ndër emrat e përmendur ishte edhe Andi Matraxhiu, i cili nuk ka vonuar të kundërpërgjigjet. Me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook“ Matraxhiu i kundërvihet presidentit të Tiranës në lidhje me fjalët e thëna në drejtim të tij.

“Presidenti i Tiranës përpara se të merret me mua personalisht, duhet të dijë se ai s’ka asnjë lidhje teknike me futbollin, por lidhja e vetme e tij me futbollin janë paratë që ai shpenzon sipas qejfit të tij. Fakti që është marrë me mua është vlerësim se pas kalit të shpejtë gjithnjë do të ngrihet pluhur.

Unë kudo që jam flas realitetin dhe kështu do të jem gjithmonë. Refik Halili do të mbahet mend si presidenti aventurier që ka kundra të gjithë tifozerinë e Tironës dhe jo vetëm Matraxhiun që s’është aspak tifoz bardheblu. Lidhja ime me futbollin është me dije, djersë e sakrificë, jo me para të shpenzuara pa laps e letër, me klub të borxhuar dhe me rroga të tëra të papaguara dhe gjyqe të mbyllura e të hapura anekënd.

Do ta këshilloja presidentin që larot që mban pranë vetes mos ti dëgjoj pa fund. Jo për frikë, e as servilizëm, por nuk do ti lejoja vetes asnjëhere të merrem me fëmijën e dikujt, sepse jam prind vetë. Ndërsa si lojtar kemi të drejtën të gjykojmë, pavarësisht se nuk e kam bërë kurrë dicka të tillë.

Statuset e mia personale, përderisa nuk kanë asnjë emër, askush s’mund ti jap mendimin që do. As larot e balot afër vilës tek selvia. Nëse presidenti Halili e ka hequr Nevilin prej djalit të tij kjo është një faturë që i takon atij dhe nesë është e kundërta, atëherë nuk ka pse ti djegi asnjë status që nuk përmend asnjë emër. Halili ka një klub me borxhe, ai bën abuzim e keqmenaxhim dhe cfarë kam folur që në fillim për çorbën e tij tek Tirana, gjithcka më ka dal. Halili merret me thashetheme, por Tirana 25 herë kampione, kërkon pjekuri.

Nuk cuditem që ti z. Halili përmend emrin tim. Të drejtët ti si duron dot, por një gjë fiksoje mirë, kurrë s’do të jem servili i askujt, e për më tepër i yti si ata që të vërtiten nga pas. Kemi një ndryshim të madh si njerëz, kush më njeh nga afër e di shumë mirë që si njeri mund të kem difekte si të gjithë, por kurrë se pres në besë dikënd që më qendron besnik, ashtu siç ke bërë ti me bashkëpunëtorët e tu me të afërt që nga Muka e deri tek Laçi. Ky është një mesazh për ata që aktualisht ke rreth vetes, sepse kambanat që po dëgjojmë sot nuk bien më për ata që janë larguar, por për stafin aktual që ke! Dhe lind pyetja cili do të jetë kurbani i rradhës me “thikën pas shpine”?”, reagon Andi Matraxhiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *