Refik Halili ka folur për emisionin “Gol pas goli“ në “Supersport“ për të sqaraur njëherë e mirë situatën në kampin bardheblu, pasi para ndeshjes së sotme kundër Laçit është larguar nga stoli i trajnerit Nevil Dede. Presidenti i kampionëve në fuqi të Superiores nuk i ka fshehur pakënaqësitë e tij me komentet e bëra nga analistë dhe trajnerë të futbollit, ndër të cilët edhe Astrit Hafizi, në lidhje me aktivizimin e djalit të tij, Grent Halili, në radhët e skuadrës së Tiranës.
“E falenderoj shumë Deden për gjithë të vërtetën pasi ishte e saktë. Familja bardheblu vjen para të gjithave. E kam thënë para një viti që dua pesë lojtarë të akademisë në mënyrë që të fusim dy-tre lojtarë. Sot po ju jap një lajm që kërkesat për Muçin, Çelhakën dhe Ismajlgecin janë shtuar shumë. Nuk jam i çmendur, i dua lojtarët e akademisë, por nga ana tjetër edhe rezultatet. Ky klub nuk i merr askujt asnjë kafe. I marrim lojtarët e akademisë, por nga ana tjetër edhe rezultatet. Nuk kam bërë asnjë poshtërsi, nuk e kam shitur kurrë Tiranën.
Ishin të ulta kritikat e Hafizit. Jam treguar tolerant dhe jam njeri shumë tolerant, ishalla e kanë të gjithë njerëzit një fije të tillë. Nuk më shqetësojnë fare këto lloj kritikash dhe le të merren me mua. Jemi mësuar dhe me presionin nga tifozët, pasi jemi mësuar vetëm të fitojmë. Kanë ikur dhe kanë ardhur shumë trajnerë dhe kemi mbetur miq, nuk kam imponuar asnjë trajner. Egbo nuk e futi djalin tim dhe nuk i kam thënë asnjë fjalë. Hafizi nuk duhet të shqetësojë familjen time. Nuk duhet të përmendi djalin tim. Hafizit i uroj që nipërit e tij të bëhen mbretër dhe mos të përgojohen si djali im. Sa për Hafizin e njohim të gjithë se kush është, se nuk e kalon dot urën e Bunës dhe bie gjithmonë poshtë.
Nuk duhet të më përgojoni në këtë mënyrë, nuk mund të flasësh një më dy për djalin tim. Këta njerëz janë të mirëpaguar vetëm të flasin për djalin tim. Ai është djalë shembullor, nuk shan. Ç’lidhje ka Matraxhiu me futbollin. Une jam i vetmi baba që edhe bashkëshortja ime më ka thënë që je kundra fëmijes tend, kur të gjithë familjarët e tjerë bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre. Nuk i kam thëëe kurrë trajnerëve që fute djalin tim. Djalin e marr pa problem që të vijë në krahun tim dhe të lëri futbollin, por nuk mund ti heq këtë dëshirë, këtë ëndërr. Kryesoren kam ekipin, nuk dua të flas për djalin. Tiranën e shikoj ekip të mirë, kemi 6 lojtarë në Kombëtare. Për mua jemi 7 pikë larg vendit të parë, jo 16 siç mund ta shikoni ju. Për trajnerin e ri duam pak kohë dhe do të vendosim“, ka qenë deklarata e Refik Halilit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Per KF Tiranen nga sportdashesit ka kerkesa maksimale.
Duhet nje plan me objektiva afatgjate,ashtu dhe ai afatshkurter.
Gjendja e ekipit dhe stafi drejtues nuk premtojne rezultate afatshkurta.
Rezultatet e shpejta kerkojne investime te medha,ne blerjen e lojtarve cilesor dhe trajnerve me pervoj e ambicje sportive.
Presidentit Halili I uroj suksese.