Agim Zeka ka gjetur skuadrën e tij të re për të vazhduar karrierën. Lojtari 22-vjeçar është prezantuar ditën e sotme në radhët e ekipit të njohur austriak, Austria e Vienës. Sulmuesi zbarkon në Austri me një eksperiencë të konsiderueshme, pavarësisht moshës së re që ka.
Zeka së fundmi ishte pjesë e Muskronit në Belgjikë, ndërsa ka provuar edhe fanellat e ekipit B të Lilës apo Fortuna Sitardit në Holandë. Gjithashtu në të shkuarën ka qenë pjesë edhe e Kategorisë Superiore në Shqipëri, ku ka luajtur për Skënderbeun, ekip ku ra në sy të klubeve europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Austria Wien nimmt Agim Zeka (22), in der offensiven Zentrale und am Flügel einsetzbar, unter Vertrag.
________________________
Mehr dazu: https://t.co/pVYmJRTgC6 #faklive pic.twitter.com/S3nFPy9S47— FK Austria Wien (@FKAustriaWien) January 20, 2021