Nuk ka më kuptim që të qëndrojë te Barcelona, një skuadër e Serisë A kërkon Rei Manaj

Rei Manaj mund të largohet në këtë merkato të dimrit nga Barcelona. Sulmuesi shqiptar duhet të vendosë sa i përket të ardhmes së karrierës së tij pasi qëndrimi te katalanasit nuk përbën më kuptim. Lojtari shqiptar është 23-vjeç dhe aktivizimi me të rinjtë nuk mund t’i japë më shumë rritje në aspektin profesional. Ndërkohë kalimi në ekipin e parë është thuajse i pamundur duke ditur konkurrencën e madhe pasi bëhet fjalë për gjigandët e Europës. Por ku do të kalojë Rei Manaj? Mediat italiane kanë raportuar se është rikthyer pista e Italisë.

Krotone është interesuar për shërbimet e sulmuesit dhe për momentin kjo është zgjedhja më e mirë. Bëhet fjalë për ekipin e Serisë A që ndodhet në vendin e fundit të renditjes, por është ende në garë për mbijetesë. Një tjetër skuadër që po interesohet për Manajn është Peskara, por historia e disa viteve më parë tregoi se sulmuesi shqiptar nuk arriti që të shpaloste vlerat e tij në këtë ambient. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *