“E kam thënë se në Shqipëri ka talente”, flet Mustedanagic pas turneut të rajonaleve

Turneu i përfaqësueseve rajonale për moshat U-13, U-14 dhe U-15 ku marrin pjesë ekipet përfaqësuese rajonale të Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Lezhës dhe Gjirokastrës, ka hyrë në fazën më kulminante ku janë përcaktuar shumë nga skuadrat finaliste.

Për të ndjekur nga afër turneun kanë qenë të pranishëm të gjithë trajnerët dhe stafet teknike të sektorit të ekipeve kombëtare, ashtu si edhe Kryeskauti i FSHF-së, Dzemal Mustedanagi?, i cili ka folur për fshf.tv dhe ka dhënë përshtypjet e tij për punën me talentet e rinj si dhe të ardhmen e skuadrave kombëtare të moshave.

“E kam thënë gjithmonë dhe duhet ta them përsëri, pasi është e rëndësishme, se në Shqipëri ka talente. Kjo sigurisht që është e rëndësishme për të ardhmen e futbollit shqiptar. Në këtë turne të ekipeve përfaqësueseve rajonale hidhen themelet e ekipeve kombëtare të ardhshme dhe në këto mosha duhet të ketë një seleksionim shumë të përpiktë.

Këtu ka shumë elementë cilësorë që nëse punojnë mirë, në një të nesërme mund të përfaqësojnë denjësisht futbollin shqiptar nesër kudo nëpër Europë. Për ne është shumë e rëndësishme që t’i regjistrojmë në sistemet tona këto lojtarë, për t’i zhvilluar këta lojtarë, t’i ndihmojmë për t’u rritur gjithmonë e më shumë dhe është e sigurt që konkurrenca do të rritet. Të gjithë këta djem duhet të punojnë çdo ditë në maksimum, dhe ne duhet t’i qëndrojmë afër në të gjitha drejtimet, me perspektivën që një ditë të shkojnë te kombëtarja A”, – tha Mustedanagiç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *