VIDEO/ Zbulon lojtarët shqiptarë që do provohen në Portugali, gazetari vendos duart në kokë me ish-lojtarin e Kombëtares

Eduard Abazi është ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare që nuk e ka shkëputur lidhjen e tij me futbollin dhe po punon si shefi i zbuluesve të talenteve tek Boavista. Një fat i madh ky edhe për futbollistët shqiptarë që i hapet dera më lehtësisht nga ikonat e dikurshme të Kombëtares tonë, që nuk e kanë pasur të njëjtin fat dikur.

Në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” dhe i moderuar nga Altin Sulçe, Abazi ka zbuluar se Alesion Caushaj do të provohet te Boavista, ndërsa Jurgen Sulaj është një tjetër talent premtues që luan me U-23 e kësaj skuadre.

“Kam një ftesë për një djalë që është në Shqipëri që ka katër herë nga pandemia nuk vjen dot në Portugali. Alesio Caushaj që në këtë moment po bën një ndryshim rrënjësor nga mentaliteti, edukata sportive që është në Shqipëri. Janë akoma me U23 dhe U19, nuk është e lehtë të vish nga Shqipëria në Portugali”, ka thënë Abazi.

Ndërkohë Sulçe e ka pyetur ish-futbollistin e Kombëtares se kur ka qenë hera e fundit që ka ardhur në Shqipëri, ndërsa përgjigja ka qenë shumë surprizuese, aq sa gazetari ka vendosur duart në kokë: “Kam 30 vite pa ardhur”. Më vonë ka shpjeguar edhe arsyet që lidhen me punën dhe njëkohësisht familjen e cila gjendet në Portugali, duke ia pamundësuar lëvizjen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *