Tashmë jemi të mësuar me Edon Zhegrovën në Zvicër që ofron gjithmonë të njëjtën panormë: “Shënon në një ndeshje si Lionel Mesi, duke bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, për t’u fikur në 10 ndeshjet e radhës si Edon Zhegrova”. Nëse ka një futbollist shqiptar që nuk ka përfituar ende asgjë nga aftësitë që zotëron është pikërisht lojtari në fjalë.
Kjo edhe në sajë të sjelljes së tij teksa Zhegrova dhe puna me volum të lartë janë dy drejtëza paralele që nuk kanë asnjë pikë të vetme takimi së bashku. Aktualisht lojtari shqiptar është pjesë e Bazelit dhe në miqësoren e sotme ndaj Aaraut që u fitua në shifrat 0-5, ka arritur të realizojë një gol fantastik.
Duke sjellë imazhin e Lionel Mesit teksa është futur bukur në krahun e djathtë për të turpëruar kundërshtarin dhe për t’ia bërë të pamundur portierit që të reagojë. Por a do të ndalet sërish Zhegrova pas këtij realizimi apo do të ketë vazhdimësi, ndryshe nga më parë? Mbetet të shihet, megjithëse e kaluara tregon të kundërtën. /Sport Ekspres/
????EDON ZHEGROVA GOAL ??!
Zhegrova scores a beautiful solo goal in a friendly against @FCAARAU.
— Dardanian Football (@DardanianFooty) January 13, 2021