E ndërpreu bashkëpunimin me Teutën, Rubin Hebaj është gati për skuadrën e re

Rubin Hebaj e ka ndërprerë bashkëpunimin me Teutën, teksa sulmuesi nuk po gjente veten te durrsakët dhe shpesheherë është kthyer në një lojtar stoli. Por një aventurë e re është gati për të nisur për sulmuesin shqiptar që ka në CV e tij dhe shumë aventura në Europë. Sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, Hebaj do t’i bashkohet Shkëndijës së Tetovës.

Pikërisht në skuadrën që drejtohet nga Ernest Gjoka, me kuqezinjtë në Maqedoninë e Veriut që do të marrin një përforcim me shumë vlera për t’u afruar me titullin kampion. Deri në këtë moment Shkëndija nuk e ka bërë afrimin e parë, por nga ana tjetër i’u largua nje futbollist me shumë vlera si Valon Ahmedi. Zyrtarizimi i Hebajt pritet të ndodh brenda pak orësh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *