“Nuk do kishte vlerë fitorja me Milanin”, Pirlo shfaq dy anët për fitoren e Juventusit

Andrea Pirlo nuk është shfaqur mjaft i lumtur, pavarësisht fitores 3-1 ndaj Sasuolos. Kjo për faktin se skuadra bardhezi vuajti dëmtimet e Mckennie dhe Dybala. Trajneri italian në prononcimin për mediat ka dhënë dhe detaje mbi shkallën e dëmtimit të lojtarëve të sipër përmendur.

“Dybala kishte një lëndim në pjesën e brendshme të gjurit. Mjekët do ta vlerësojnë shkallën e dëtimit gjatë ditëve të ardhshme dhe shpresojmë se nuk është asgjë serioze. McKennie tashmë kishte një problem të lehtë muskulor ditën e djeshme, të cilën e ndjeu përsëri pas goditjes në thembër dhe për këtë arsye u largua nga fusha.”

Ndërsa për sa i përket fitores së sotme, Pirlo u shpreh se lojtarët ishin pak të hezituar në fushën e lojës, por tre pikët janë mjaft të rëndësishme në këtë fazë të kampionatit.

“Ishte e rëndësishme për ne që të tregonim në gjendje qëndrueshmërie duke fituar këtë sfidë, ndryshe fitorja ndaj Milanit të mërkurën nuk do të thoshte asgjë. Ne ishim pak të hezituar këtë mbrëmje, por u bëmë më të organizuar dhe më të vendosur, duke treguar urinë për ta fituar ndeshjen”- u shpreh Pirlo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *