Humbet edhe derbin ndaj Romës, Thomas Strakosha ka edhe fatin kundër te Lacio

Tomas Strakosha është lënduar përsëri dhe nuk u grumbulla nga trajneri Inzagi në ndeshjen ndaj Parmës, e cila nisi në orën 15:00. Futbollisti shqiptar mori një dëmtim në muskulin e këmbës në përballjen e kaluar ndaj Fiorentinës dhe për këtë arsye do t’i nënshtrohet një trajtimi të ri mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur faqa zyrtare e klubit të Lacios, e cila nuk ka deklaruar kohënzgjatjen e saktë të mungesës së gardianit kuqezi. “Thomas Strakosha pësoi një tërheqje muskulare në pjesën e djathtë të femurit të kofshës gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës. Ai menjëherë iu nënshtrua trajtimir mjekësor dhe do të monitorohet në ditët në vijim për të mësuar më shumë mbi shkallën e dëmtimit.”- shkruhej në deklaratën e klubit lacial.

Pavarësisht se nuk dihet për sa kohë do të rikthehet në fushën e lojës, mund të thuhet se Strakosha e ka humbur derbin ndaj Romës në takimin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *